Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se këtë të hënë ishte edhe thyer një tjetër rekord global. Për të parën herë, numri i të infektuarve të rinj brenda 24 orëve në gjithë botën arriti në 183 mijë. Më problematike për momentin, situata është në kontinentin amerikan.

Numrin më të lartë të infektimeve ditore të 24 orëve të fundit e ka Brazili me afro 55 mijë. Ndërsa të vdekurit prej fillimit të pandemisë arritën në mbi 50 mijë. Për nga shifrat e COVID-19, Brazili është i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Pas Brazilit edhe Shtetet e Bashkuara shënuan një shifër ditore tepër të lartë infektimesh, gati 37 mijë, më e larta që prej Prillit. Ritme tepër të larta infektimi po njeh edhe India që në 24 orët e fundit shënoi mbi 15 400 të infektuar.

Aktualisht ajo renditet në vendin e 4 në botë pas Rusisë, ku infektimet ditore janë në rreth 7 mijë. Megjithatë, ekspertët thonë se shifrat rekord të infektimeve globale mund të jenë edhe pasojë e shtimit të testimeve anekënd globit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/